Për të pestën herë radhazi dështon seanca ndaj Saimir Tahirit, në Gjykatën e Elbasanit. Shkak sërish u bë mungesa e avokatit.  

Ish-ministri i Brendshëm, i është drejtuar gjykatës për të kërkuar njohjen e shërbimit të provës.

Tahiri, i cili një vit më parë u dënua nga Apeli me 3 vjet e 4 muaj burg, për shpërdorim detyre, “ka kërkuar që t’i njihet shërbimi i provës, dënim ky i dhënë nga Gjykata e Tiranës në vitin 2019. Sipas avokatit, ish-ministri e ka kryer shërbimin e provës kështu që kërkojnë që të njihet nga Gjykata e Elbasanit”.

Nëse ish-ministri e fiton këtë gjyq, ai përfiton rreth 1 vit e 6 muaj ulje të dënimit.