Pas hedhjes së mjeteve piroteknike në shkallët e Kryeministrisë në përfundim të fjalës së kreut të PD-së, Sali Berisha, zona përreth është rrethuar me shiritin e vendit të ngjarjes.
Oficerë të policisë gjyqësore kanë mbledhur provat në atë që cilësohet si vendngjarje.
Fatmirësisht nga hedhja e mjeteve piroteknike nuk pati të lënduar.
Ndërkohë Berisha këtë herë bëri një mbyllje të pazakontë të protestës duke shkuar në disa institucione si parlamenti, Bashkia Tiranë apo edhe selia e PS-së.