Një 29-vjeçar ka rënë në pranga, pasi kanosi në krye të detyrës një mjek të Spitalit të Elbasanit.

Mësohet se K.G., 29 vjeç, banues në Elbasan, në Urgjencën e Spitalit Elbasan goditi dhe kërcënoi me fjalë mjekun e gatshëm Sh.K., 55 vjeç,  banues në Elbasan.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme proceduriale.