Mësohet identiteti i personit që u gjet i vdekur në përroin e Limuthit në Bërxullë.
Bëhet me dije se trupi i përket shtetasit Elton Tahiri, 48-vjeç.
Tahiri njihej si përdorues droge. Dyshohet se shkak i vdekjes ka qenë mbidoza, ndërkohë që do jetë mjekësia ligjore që do dalë në përfundim lidhur me shkaqet e sakta të vdekjes së tij.