Ish-zyrtarja e Kryeministrisë Alda Klosi kërkon lirinë në Gjykatën e Apelit. Mësohet se avokati i saj Ilirjan Muho do dorëzojë ankimimin e dënimit në Gjykatën e Apelit.

Klosi kërkon lirinë me argumentin se ka 2 fëmijë të mitur. Ajo ka deklaruar se ka në kujdestari edhe nënën e saj të verbër.

Alda Klosi përfundoi pas hekurave pas dëshmisë së pastrueses së saj Rozeta Dobi, e cili grabiti në shtëpinë e ish-zyrtares rreth 120 mijë euro.