Autoritetet kanë marrë masa për protestën e opozitës që do të zhvillohet para Parlamentit në orën 17:00.
Mësohet se rreth 1100 efektivë policie do të jenë në gatishmëri, ndërsa i gjithë perimetri i godinës së seancave plenare do të jetë i rrethuar me uniforma blu.
Në vijën e parë do të qëndrojnë forcat e rendit dhe të njësisë “Shqiponja”, ndërsa ato të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA do të jenë të dislokuara në pjesën e anësore të parlamentit.
Forca të shumta të policisë si dhe efektivë të Gardës do të jenë të dislokuara edhe në pjesën anësore nga krahu i “Pedonales” nga pritet të bëhet edhe hyrja e deputetëve.
Po ashtu, për shkak të protestës do të bllokohen edhe disa rrugë në kryeqytet. Sipas informacioneve, rreth orës 15:00 të ketë kufizime të qarkullimit në rrugën “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht në bulevardin “Zhan Dark” dhe kryqëzimi i rrugës së Elbasanit.