Kanë nisur përplasjet mes qytetarëve para Kuvendit dhe policisë. Shkak janë bërë hedhja e disa flakadaëve si dhe tentatia e potestuesve për të çarë kordonin e policisë.
Pranë efektivëve të thjeshtë janë afruar forcat speciale. Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar as nga ana e protestuesve dhe s nga ana e policisë.
Pas një proteste paqësore e cila zgjati më shumë se dy orë më 11 shkurt, Berisha paralajmëroi protestën e radhës sot (13 shkurt) në orën 17:00 para Kuvendit.
Sot ka seancë parlamentare në Kuvend, ndërsa po në të njëjtën orë, ish kryeministri Sali Berisha mban protestën e paralajmëruar “për revolucion”.
Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama nuk është në Kuvend, pasi do të presë Kryeministrin e Bavarisë, Markus Söder po në atë orë.
Ndërkohë, policia ka shtuar masat e sigurisë para Kuvendit.