Evropa Juglindore vijon të jetë në ndikimin e Anticiklonit duke sjellë rryma ajri të ngrohta nga Mesdheu duke mbajtur një regjim klimatik të butë në territorin e Shqipërisë në fillimin e javës.
Ditën e sotme moti do të jetë me kthjellime në pjesën e parë të ditës, pasdite do të kemi shtim të vranësirave mesatare deri të dendura në zonën veriperëndimore. Era do të jetë e lehtë Jug-Perëndim me shpejtësi 6 m/sek dhe dallgëzim të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,2 deri në 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 0/17°C
Zona e ulët -1/20°C
Zona bregdetare 9/18°C