Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu infektohet me Covid-19. Mësohet se Veliu ka vetëm simptoma të lehta të virusit dhe po merr mjekim në shtëpi.
Gjendja e tij shëndetësore deri tani paraqitet e stabilizuar. Pasi mësuar rezultatin e testit, Veliu është vetëkarantinuar në shtëpinë e tij.
Për shkak të dinamikës dhe punës, deri në shërimin e Ardi Veliut, në krye të Policisë së Shtetit është komanduar zv.drejtori Albert Dervishaj.





