Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në Vlorë bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të tre të rinjve.

Në pranga ranë shtetasit F. M., 25 vjeç, F. R., 37 vjeç dhe H. R., 30 vjeç, banues në Vlorë.

Në bazë të informacioneve të siguruara, në afërsi të fshatit Panaja, forcat e Policisë kanë bërë të mundur lokalizimin dhe ndalimin e këtyre shtetasve, të cilët po qarkullonin me një mjet tip “Peugeot” në autostradën Fier-Vlorë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me drejtues shtetasin F. M. dhe pasagjerë shtetasit F. R. dhe H. R., u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 300 gr. lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.