Bashkia Durrës ka shpallur fituesit e konkursit me shkrim dhe intervistës me gojë të zhvilluar më datë 13 nëntor për tre pozicione të lira pune.

Nga 19 kandidatë që morën pjesë, vetëm 3 kanë mundur të shpallen fitues.

Bashkia njofton se fituesit janë si më poshtë:

  • Për pozicionin Inspektor Shërbimesh në Sektorin e Shërbimeve, Drejtoria e Shërbimeve, Njësia Administrative Rrashbull Zj.Almiva Llaҫi.
  • Për pozicionin Specialist IT në Sektorin e Kadastrës, Shpronësimeve dhe Menaxhimit të Gjeoinformacionit, Drejtoria e Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit, Z.Flamur Mera
  • Për pozicionin Përgjegjës në Sektorin e Informatizimit dhe Teknologjisë së Shërbimit, Drejtoria e Burimeve Njerëzore, Z. Denis Kulla