Drejtoria e Përgjithshme Detare informoi sot se në datat 25-26 shkurt moti do të përkeqësohet.
Sipas DPD-së, në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar përgjatë bregdetit shqiptar do të ketë përkeqësim të motit ku era do të jetë me drejtimin Jug-Jug-Lindje në forcën deri në forcën 7-8bft me shpejtësi ere deri 30-35m/s dhe lartësi dallge nga 2.50 deri 3.50 metra.
“Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese”, thekson DPD-ja.
Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar do të jetë mbas datës 27 shkurt.