Dashi – Njiheni për zemërgjerësinë. Duhet që t’u besoni instinkteve për të ndaluar të tjerët për të përfituar nga kjo karakteristikë. Duhet t’i besoni ndjenjave. Nëse mendoni se po përdoreni duhet të mos e mendoni.
Demi – Keni një natyrë të fortë. I ndjeni gjërat thellë dhe kaloni shumë kohë duke menduar. Duhet që të gëzoheni më shumë. Takoni dikë. Mbase dilni për drekë ose për të bërë pazare. Gjeni diçka aktive për të thyer monotoninë.
Binjakët – Jeni shumë aktivë dhe të shoqërueshëm, por mërziteni shpejt. Duhet që të merreni me një hobi të re. Stimuloni trurin në mënyrë që trupi të bëhet më energjik.
Gaforrja – Nëse kohët e fundit keni neglizhuar pjesë të jetës profesionale, sot duhet patjetër t’i përkushtoheni. Një ditë komplekse, por ju do të përfitoni nga ajo. Shmangni situatat që përfshijnë keqkuptime. Jeni të vetëdijshëm për aftësitë tuaja dhe po përjetoni një kohë të rinovimit të madh.
Luani – Do të jeni shumë të duruar sot dhe të përqendruar në punë. Do të keni një rendiment të lartë dhe mund të merrni një lajm të mirë nga eprorët. Kujdes me vendimet që merrni, mendohuni mirë para çdo veprimi.
Virgjëresha – Sot shfrytëzoni të gjitha mundësitë që do t’ju paraqiten, si profesionalisht ashtu edhe emocionalisht, sepse ato do të jenë shumë fitimprurëse.
Peshorja – Nuk mund t’i shpëtoni problemeve duke u strukur në guaskën tuaj, apo duke u fokusuar ekskluzivisht në punë. Një çështje e caktuar do të kërkojë vëmendjen tuaj sot, mbi të gjitha sepse vijoni ta injoroni.
Akrepi – Përkundër angazhimeve të ngutshme, sot ju jeni të organizuar, efikas dhe të vendosur të mos dëgjoni ata që përpiqen t’ju nxitin. Në mbrëmje, me partnerin/en priten momente të shkëlqyera. Me Marsin që kundërshton kthimin e humorit të keq do përjetoni momente të mira në sferën e punës. Mundohuni të mendoni pozitivisht.
Shigjetari – Ju e harroni shpejt kur dikush debaton me ju, por nëse një rival përpiqet t’ju lëndojë, atëherë ju vishni dorezat. Të fitoni ndaj dikujt që karakterin tuaj prej optimisti e ngatërron me atë të një naivi, do t’ju japë shumë satisfaksion. Sigurohuni që vendimi juaj për hakmarrje nuk do të dëmtojë personalitetin tuaj.
Bricjapi – Do të arrini që të bëni ndryshime në jetën tuaj. Duke qenë se jeni shumë të kujdesshëm dhe me qëllime të qarta do arrini që të keni sukses në punë dhe nuk do jeni i stresuar për të ardhmen.
Ujori – Sot është një ditë ku ju mund të krijoni dhe të bëni kaq shumë, sepse energjia që keni do të jetë e madhe.
Peshqit – Cili është pasioni më i madh që keni? Pasi t’i jepni përgjigje kësaj pyetje, duhet të fokusoheni vetëm tek ai. Keni çdo të drejtë dhe arsye për të besuar se ëndrrat mund të bëhen realitet.