Shoqërohet në polici shoferi i kazinosë në të cilën punonte 22-vjeçarja nga Kenia, e cila humbi jetën pak ditë më parë.

Mësohet se shtetasi Rodi Braci është shoqëruar në komisariatin numër 1 në Tiranë, për t’u marrë në pyetje lidhur me ngjarjen e rëndë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në muajin gusht të vitit të kaluar ku e reja u dhunua në mënyrë barbare dhe u hodh nga kati i dytë i banesës ku ajo jetonte.

Ndërkohë rasti u bë publik vetëm një muaj pas ngjarjes së rëndë pasi u mbajt e fshehtë. Sakaq e reja humbi jetën para pak ditësh në një spital në Kenia.

Deri më tani, askush nuk është arrestuar në lidhje me rastin, por policia pretendoi se ata janë në ndjekje të autorëve. 22-vjeçarja keniane prej 14 gushtit ndodhej në koma e shtruar në spitalin e Traumës me brinjë e kocka të thyera, lëndime në dorë e stomak dhe dëmtime në tru. Dyshohet se 22 vjeçarja është hedhur nga ballkoni i dhomës së pallatit ku qëndronte, dhe denoncimin në polici e bëri nga një prej shoqeve.