Autobusi i tifozëve të skuadrës së Teutës është dëmtuar teksa ka qenë i ndaluar në sheshin “Nënë Tereza”.
Sipas Policisë së Tiranës, dyshohet se autobusi është dëmtuar nga tifozë të ekipit të Tiranës pas përfundimit të ndeshjes mes Tiranës dhe Teutës.
Skuadra e Teutës mundi Tiranën me rezultatin 2 me 0.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 25.03.2023, rreth orës 19:30, te sheshi “Nënë Tereza”, tifozët e ekipit të Tiranës dyshohet se kanë dëmtuar autobusin e tifozëve të Teutës, pas përfundimit të ndeshjes së zhvilluar mes dy ekipeve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.