Një 13-vjeçare është sulmuar me gërshërë nga dy bashkëmoshatare të tjera në Itali.
Ngjarja ka ndodhur pranë një kopshti publik, në Castelbelforte, në provincën e antuas, teksa dy vajza sulmuan, rrahën dhe goditën me gërshërë bashkëmoshataren e tyre
Vajza është shtruar në spital në gjendje të rëndë, por është jashtë rrezikut për jetën.
Sipas karabinierëve, vajzat e kishin thirrur 13-vjeçaren dhe njëra e kishte mbajtur, ndërsa tjetra e kishte goditur.





