Shefi i qarkullimit për Tiranën, Taulant Gjoka ka folur në lidhje me aksidentin e shënuar ditën e sotme në Urën e Tajvanit në Tiranë, ku urbani i Unazës u përplas me disa mjete.
Gjoka tha se dëmet janë të konsiderueshme dhe se ende vijojnë hetimet. I pyetur në lidhje se kush mund të jetë shkaktari i aksidentit, Gjoka tha se hetimet po vijojnë dhe se gjithë shoferët do testohen për alkoolin.
“Sa më parë të kemi detaje do ua bëjmë me dije. Siç e shihni ne jemi në proces, ata që janë në vendngjarje do testohen në nivelin e alkoolit, ndërsa ata që ndodhen në spital do testohen më pas.
Dëmet janë të konsiderueshme dhe ka vend për dyshim. Ama jemi në momentet e para të hetimit të ngjarjes dhe nuk mund të dalim në përfundime. Nuk mund të jap një koment në lidhje me autobusin, sepse jemi shumë herët”, tha Gjoka ndër të tjera.