Një 21-vjeçar i shpallur në kërkim është vënë në prangat e policisë për shkak se akuzohet për “Marrëdhënie seksuale me të mitur”.
I arrestuari është M. S., 21 vjeç, banues në Fier.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 03.11.2020, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur”, njoftoi policia.





