Një i ri nga Sukthi u arrestua pasi ka dhunuar një 24-vjeçar, dhe nuk është ndalur me kaq por i ka dëmtuar dhe dyqanin.
“Në pranga ra shtetasi O. M., 21 vjeç, banues në Sukth, pasi ka goditur me grusht shtetasin E. H., 24 vjeç, si dhe ka dëmtuar dyqanin e tij”, informon policia.
Ndaj tij rëndojnë veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Shkatërrim prone”.





