Uashingtoni nuk do të hezitojë të shënjestrojë kompanitë dhe individët kinezë me sanksione nëse Pekini ofron ndihmë për Moskën në luftën kundër Ukrainës, ka deklaruar së fundmi Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Gjatë një takimi me liderët në Kazakistan , Blinken tha se do të ishte një “problem serioz” për Pekinin në marrëdhëniet e tij me vendet në mbarë botën nëse vendi shkel sanksionet e SHBA ndaj Rusisë për luftën në Ukrainë.

“Ne e kemi parë me shumë kujdes që nga dita e parë, dhe arsyeja që e ngrita këtë jo vetëm me Wang Yi javën e kaluar, por edhe publikisht, së bashku me kolegët e tjerë, është për shkak të shqetësimit që ne bazuar në informacionin që kemi, se Kina po shqyrton të veprojë përtej mbështetjes jovdekjeprurëse që disa nga kompanitë e saj kanë ofruar për Rusinë në luftën e saj”, u shpreh ai.

“Ne nuk do të hezitojmë, të vendosim sanksione ndaj kompanive ose individëve kinezë që shkelin rregullat tona ose angazhohen në mbështetjen e përpjekjeve të luftës ruse”, përmbylli fjalën e tij Blinken.