“Kolektivi Feminist” ka organizuar një protestë përpara Ministrisë së Drejtësisë, lidhur me vrasjen e 3 grave ditën e djeshme dhe plagosjen e tre të tjerave.

Në protestë kanë qenë të pranishme me dhjetëra gra, por edhe burra, të cilët kanë kërkuar më shumë vëmendja nga instutucionet për mbrojtjen e jetës.

“Dje ka ndodhur një krim i tmerrshëm. 3 gra janë vrarë nga dora e një burri dhe 3 janë plagosur. Ato nuk do kërkojnë më që policia të kapë vrasësin apo të bëhet reforma në drejtësi. Sot ne jemi përballur me një vrasës që ka kryer një rim që mund të shmangej. Ai ka vrarë gruan e parë dhe ka përdhunuar një tjetër, dhe policia nuk e di që ky është i rrezikshëm. Si ka mundësi që institucionet kanë dështuar për të mbrojtur jetën e këtyre grave?
Duhet të flasim që e kemi normalizuar dhunën, femicidin e kemi konsideruar normal. Nuk është krim pasioni por vrasje e gruas. Ky është momenti të flasim më shumë”, u shpreh një nga protestueset.