Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka siguruar dosjen e Dan Hutrës.
Ai është shprehur para grupit hetimor se personit me të cilën kishte lidhje intime, Marjana Gurakuqin donte t’i priste kokën me biçak që të mos tërhiqte vëmendje me zhurmën e armës.
“Më date 16.02.2023 Dani është liruar nga burgu dhe 3-4 ditë para se të dilte, Alketa ka lindur djalë për të cilin Dani ka dyshime që nuk është babai biologjik. Dani me Alketën ka debatuar mbi çështjen e atësisë duke deklaron se nga debatet e ndodhura, ka vendosur qe ta shuaje familjen e Alketës dhe për këtë ka thurur plan, Konkretisht me date 26.02.2023 ka marrë një automjet me qira me targa AA53 1UK dhe 1 dite para ngjarjes ka shkuar ne qytetin e Kuësit ku ka marrë armën kallashnikov që e kishte fshehur prej disa vitesh. Me date 01.03.2023 ka shkuar ne zonen e Astirit, tek dyqani i shtetases Marjana Gurakuqi te cilen e ka patur te dashur. Deklaron Se Marjanes ka dashur prese koken me ëak sepse nese do e vriste me arme zjarri do terhiqte vemendje-dhe-nuk do realizonte planin e tij deri ne fund. Pasi ka shkuar te dyqani dhe ka nxjerrë ëakun ajo eshte vetembrojtur duke e goditur Danin me xham ne doren djathte. Kur e ka goditur me ëak Marjanen, ne dyqan eshte futur nje person dhe ai instiktivisht eshte larguar nga dyqani. Ëaku dhe syzet i kane rene gjate perleshjes me Marjanen. Sqaron se Marjanen donte ta vriste pasi ka patur marredhenie intime me te dhe kur ka dale nga burgu heren e pare ne vitin 202 1 i ka dhene Marjanes 80.000(tetedhjete mije) euro per ti ruajtur. Marjana pas disa kohesh e ka njoftuar se paratë i kishte gietur bashkeshorti i saj dhe Danit i ka kthyer vetem 2.300.000(dy milion e treqindmije) leke te rinj. Gjithashtu Dani pretendon se Marjana ka tentuar ta helmoje nepermjet ushqimit ne burg gjate kohes qe vuante denimin duke e tentuar te ushqimi me ane te shtetasit Vladimir Kurti, te cilin e ka patur shok qelie ne burg. Ai pretendon se e ka degjuar Vladimirin duke folur me Marjanen ne telefon nga kabina e burgut dhe kjo ka qene pikenisja e konfliktit me Vladimirin. Ata jane konfliktuar here pas here dhe kane ndryshuar qeli me njeri-tjetrin. Dani ka bere disa perpjekje qe te godiste shtetasin Vladimir Kurti ne burg, por nuk ka mundur ta realizoje ate dhe i eshte shprehur Vladimirit se kur te dale nga burgu “do i bějē kurban një kokě. Pas perleshjes me Marjanen, shtetasi Dan Hutra eshte nisur drejt baneses se ish-vjehrrit te tij, Zaim Hysa, ka mare automatikun dhe nje thike dhe ka hyre brenda ne banese”, shkruhet në dosje.
Gjykata e Tiranës vendosi masën “arrest me burg” për Dan Hutrën, autor i vrasjes së tre grave dhe plagosjes së tre të tjerave në masakrën e 1 marsit.
Gjykata pyeti prokurorinë sipas burimeve të gazetares Anila Hoxha nëse do t’i kryejnë apo jo ekspertim psikiatrik, që do të kryhet gjatë hetimeve.
Hutra është shfaqur i qetë gjatë seancës gjyqësore dhe pa asnjë shenjë pendese.
Dan Hutra: I kam bërë të gjitha me vetëdije të plotë. Kur më dënuan për dhunë në familje më dënuan pa asnjë provë, ndaj i bëra të gjitha. I pranoj të gjitha dhe nuk jam i penduar. Etleva Kurtin e vrava se i vëllai deshi të më helmojë në burg.
Dan Hutra këmbënguli që për dhunën në familje e kanë akuzuar pa qenë fajtor.
Hutra: Nuk më intereson fare, e kam mbyllur dhe pesë burgime të përjetshme të më jepni. Kërkova ADN e fëmijës por s’pranuan dhe aty më lindi dyshimi, por nuk e kam rrahur bashkëjetuesen.
Hutra: I kërkoj sistemit të drejtësisë të mos dënojë njerëz të pafajshëm që mos përfundojnë në masakra të tilla. /TCH