Çmimet i naftës dhe benzinës është rritur me disa lekë këtë të shtunë, me vendimin e ri të Bordit të Transparencës.

Nga kjo pasdite, nafta do të shitet me shtatë lekë më shumë, për 197 lekë/ litri.

Edhe benzina ka pësuar një rritje prej katër lekësh dhe do të tregtohet në pikat e karburantit për 190 lekë litri.

Ndërsa çmimi i shitjes i gaz nuk ka ndryshuar, do të jetë po 80 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 68 lekë/litër për automjetet.

Vendimi i Bordit të Transparencës:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 197 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 185 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 190 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 178 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 80 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 68 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 103 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hyjnë në fuqi në datë 04 Mars 2023, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.