Mëngjesin e sotëm, sheshi Liria në Durrës ishte “pushtuar” nga qentë endacakë.
Në këtë ditë të ngrohtë e me diell, qentë endeshin nga pallati i kulturës “Aleksandër Moisiu” tek institucioni i Prefekturës.
Qytetarët durrsakë kanë shprehur jo pak herë shqetësimin e tyre për rrezikun që ju kanoset kur miqtë me katër putra (të lindur në rrugë) janë agresive, pasi prej shumë kohësh qentë zaptojnë rrugët dhe sheshet kryesore të qytetit bregdetar.
Jo vetëm rreziku i sulmimit është real, por edhe i përhapjes së sëmundjeve ngjitëse infektive që mbartin, në një kohë kur mbarë bota po përballet me pandeminë e Covid-19.





