Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi njoftoi sot shtyrjen e afatit të aplikimeve të universiteteve për projektet kërkimore shkencore, duke bërë edhe një thirrje që universitetet të aplikojnë.
Në postimin e saj, Kushi thekson se këtë vit buxheti për projekte të kërkimit shkencor është rritur me 75% në krahasim me vitin 2022, duke ecur shpejt drejt përmbushjes së angazhimit për të rritur financimin e kërkimit shkencor në 1% të PBB deri në vitin 2030.
“Falë këtij buxheti, me thirrjen e këtij viti do të mundësojmë edhe rritjen e numrit të projekteve fituese por edhe përmirësimin e cilësisë së tyre. Së shpejti ne do të hapim edhe thirrjen e dytë, e cila do t’i dedikohet vetëm projekteve që vijnë nga bashkëpunimet mes universiteteve dhe bizneseve, me qëllim modernizimin e proceseve teknologjike ose përmirësimin e standardeve të produkteve dhe shërbimeve“, thekson ministrja.
Linku i Thirrjes: http://nasri.gov.al/wp-content/uploads/2023/02/Thirrje-për-Aplikim-për-Projektet-Kombëtare-të-Kërkimit-dhe-të-Zhvillimit-PKKZH-për-Vitin-2023.pdf“