Gjykata e Fierit ka dhënë masën “arrest me burg” për Fatmir Hoxhajn, i cili dyshohet se ka ekzekutuar me një plumb në kokë Ahmet Toskën më 26 tetor.
Në gjykatë autori i dyshuar është shprehur se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe se atë ditë ishte zgjuar në orën 08:00, ndërsa ngjarja kishte ndodhur rreth orës 06:00.
“Nuk ka prova që e kam kryer unë vrasjen.”, mësohet të ketë thënë Hoxhaj në gjykatë.
Ngjarja e rënë në Fier ndodhi mëngjesin e 26 tetorit të këtij viti, ku 50-vjeçari Ahmet Toska u vra në vendin e quajtur “Sheq i Madh” nga një person i maskuar, i cili e qëlloi vetëm njëherë në kokë duke i marrë jetën dhe duke e lënë të vdekur në vend. Toska u vra në derën e shtëpisë, sapo doli bashkë me bashkëshorten e tij dhe po shkonin në punë.





