Një automjet është djegur në Vlorë pas mesnate.

Policia bën me dije se automjeti tip Audi është djegur në orë 00:45 në lagjen “24 Maji”.

Mësohet se automjeti është në pronësi të shtetases me iniciale E. H, 23 vjeçe banuese në Vlorë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.