Covid-19 ka shkaktuar vdekjen e dy elektriçistëve në qytetin e Fierit. Lajmin e konfirmon vetë OSHEE e rajonit Fier, që shpreh dhimbjen për ndarjen nga jeta të Astrit Hysenajt dhe Nikollaq Rezhdës.

“Të trishtuar për humbjen e jetës së dy kolegëve tanë, Astrit Hysenaj dhe Nikollaq Rezhda Nuk duam ta besojmë që virusi u mori jetën krejt befasisht

Për më shumë se 20 vite në sektorin elektrik të Fierit, Astriti dhe Nikollaqi do të kujtohen gjithnjë për kontributin dhe sakrificën e dhënë në shërbim të abonentëve.

I shprehim ngushëllime të sinqerta familjeve me bindjen se kujtimi i dy shokëve do jetë i paharrueshëm”,- thuhet në njoftimin e OSHEE Fier.

Të trishtuar për humbjen e jetës së dy kolegëve tanë, Astrit Hysenaj dhe Nikollaq Rezhda  Nuk duam ta besojmë që virusi…

Posted by OSSH Rajoni Fier on Tuesday, November 17, 2020