Zysh Nora, ashtu siç e kanë njohur breza e breza të tërë nxënësish është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare.

Bashkëshortja e ish-basketbollistit Dhimitraq Goga dhe njëkohësisht mësuesja e ciklit të ulët Eleonora Goga ka mbyllur sytë nga shkaqe natyrale. Biznesmeni Perikli Goga njofton se varrimi do të bëhet ditën e mërkurë tek varrezat e reja, por do të jetë një ceremoni private, nisur edhe nga situata e pandemisë Covid-19.

“Njoftoj miqte e te afermit e mi se ndrroje jete pak ore me pare nga shkaqe natyrale ,ne moshen 91 vjecare Eleonora Goga gruaja e te ndjerit xhaxhait tim Dhimitraq Goga. Varrimi behet neser ora 14.00 tek varrezat e reja. U prehte ne paqe zysh Nora.Kerkojme mirkuptimin tuaj per ta zhvilluar kete ceremoni ne forme private”,– njofton biznesmeni Perikli Goga.