Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në fshatin Shupenzë të Dibrës.
Një fëmijë vetëm 4 vjeç është sulmuar nga qentë endacakë, që i kanë shkaktuar plagë të shumta në fytyrë.
Fëmija ka përfunduar me urgjencë në spitalin e Bulqizës. Pas ndihmës mjekësore, mjekët do të vendosin nëse fëmija ka nevojë për trajtim më të specializuar në Tiranë.





