Një 20-vjeçar është arrestuar në Korçë pasi po transportonte 12 emigrantë të paligjshëm. A.K, u kap në afërsi të fshatit Buçimas teksa drejtonte mjetin tip “Porsche”.

Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Buçimas, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Porsche”, 12 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit 1000 euro gjithsej, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim