Kamera e emisionit “Review” në Euronews Albania, ishte këtë të shtunë në rrethrrotullimin e Saukut, ku ndodhi aksidenti tragjik me tre viktima të enjten.
Gazetarja Jonida Shehu dhe eksperti Artur Sulçe dhanë një intervistë live nga vendngjarja.
Por gjatë intervistës ndërhyri ish-shefi i Policisë Rrugore të Tiranës, Krenar Ahmeti, i cili i kërkoi moderatores dhe ekspertit të mos qëndrojnë në karaxhatë pasi është e rrezikshme.
“Nëse unë do të isha oficer i policisë, shef i policisë rrugore, të dyve që jeni në karaxhatë unë do ju shoqëroja në komisariat pasi jeni në zonë të rrezikshme.
Karexhata është pjesë e rrugës e destinuar vetëm për lëvizjen e automjeteve. Eksperti që ke në krahë nuk ka as foshforeshente dhe ju nuk keni veshur, Jonida kaloni në zonën e sigurisë. Ke vizën pa ndërprerje, jeta juaj është shumë e rëndësishme. Ne jemi modele dhe nuk mund t’i japim shembull qyetarëve të dalin në karaxhatë. Nuk mund të dalim në rrugë aty, zotëria pa fosforeshente se jeni dhe ekspert rrugor.
Ju aty nuk jeni shumë vizibël, një makinë aty mund t’iu marrë jetën. Jeni live doni të vdisni live”, tha Ahmeti.