Sipas MeteoAlb, vendi ynë do të përfshihet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike për gjatë gjithë ditës në pothuajse gjithë territorin, ku në orët e para të ditës do të kemi dominim të kthjellimeve dhe kalime të pakta të vranësirave.
Ndërsa në pjesën e dytë të ditës parashikohet që vranësirat të bëhen më të dukshme, ku më të fokusuara vranësirat do të jenë në zonat veriore të Shqipërisë duke krijuar mundësi për momente të pakta me pika shiu në skajin verior.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke u luhatur nga 1°C deri në 17°C.
Era do të fryjë mesatare në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verior – verilindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.