Disa ditë pasi u aksidentua nga një makinë, ka ndërruar jetë një shqiptar në Itali.
Ngjarja ndodhi në Castiglione di Cervia të mërkurën e kaluar, teksa viktima është 46-vjeçari Qani Terziu.
Ai u përplas nga një makinë “Range Rover” teksa po udhëtonte me një biçikletë. Sipas policisë, Terziu u përplas nga një makinë e drejtuar nga një rumun, 39-vjeçar.
Gjendja shëndetësore e 46-vjeçarit u rëndua ditë pas dite në spital, derisa të hënën humbi jetën. Fillimisht pas aksidentit, shqiptari ishte ngritur pas përplasjes dhe dukej i ndërgjegjshëm. Por autoritetet e dërguan në spital, ku nuk mundi t’ia dilte.
Policia po hap tashmë hetime për vrasje në rrugë për këtë ngjarje.





