Ndalohet një 26-vjeçar nga Kruja i shpallur në kërkim kombëtar, nën akuzën për plagosjen e dy personave.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin B. X., 26 vjeç, banues në fshatin Nuaj, Krujë.

Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Më datë 21.05.2020, në Fushë-Krujë, 26-vjeçari ka plagosur me mjet prerës (thikë), për motive të dobëta, shtetasit S. T. dhe E. Gj.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.