Ditën e sotme parashikohet që vranësirat të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje shiu në të gjithë territorin, ku në zona të izoluara do të ketë rrebeshe afatshkurtra shiu.
Ndërsa në zonat e thella malore pritet të ketë reshje të pakta dëbore.
Mbrëmja dhe nata vonë parashikohet të sjellin përmirësim gradual të kushteve të motit si fillim në zonat perëndimore të Shqipërisë. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke u luhatur nga 4°C deri në 19°C.
Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.