Me rastin e 32-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, shprehet se Shtetet e Bashkuara janë mbrojtësit më të fuqishëm të kombit shqiptar.
“Më 15 mars 1991, pas një ndërprerjeje prej 52 vjetësh, u rivendosën marrëdhëniet diplomatike midis SHBA dhe Shqipërisë. Vitin e kaluar marrëdhëniet tona plotësuan një shekull histori.
Kur më 28 korrik 1922, SHBA dhe Shqipëria njohën njëra-tjetrën si shtete, SHBA ishin një shtet i madh, i fuqishëm dhe demokratik prej 146 vjetësh, ndërsa Shqipëria një shtet i ri 10-vjeçar, i vogël, i dobët dhe i rrezikuar.
Kjo njohje dhe miqësia me Shtetet e Bashkuara ishte ndër faktorët qe garantoi mbijetesën, pavarësinë, sovranitetin, tërësinë territoriale dhe procesin e formimit të shtetit shqiptar.
SHBA janë sot partneri ynë strategjik, ndër mbrojtësit më të fuqishëm të kombit shqiptar dhe garantët më të mëdhenj të demokracisë shqiptare.”, shkruan Kryeparlamentarja Nikolla.