Altin Morina, shefit të stërvitjes tek reparti i RENEA-s, në makinën e së cilit policia gjeti 113 mijë euro, paund dhe lekë. Ai u vu në pranga mesditën e djeshme pasi makinën “Audi” me të cilën po lëvizte e kishte shndërruar në një bankë lëvizëse.
Në dëshminë e tij, Morina ka thënë se paratë janë të ligjshme dhe janë tërhequr nga banka nga një mik. Deklarata e Morinës është se nuk ka kryer asgjë të jashtëligjshme dhe se nuk është pjesë e ndonjë grupi kriminal.
Morina: Paratë janë të ligjshme dhe vijnë nga një biznes. Janë tërhequr në bankë dhe i kam marrë për hallet e mia tek një mik. Nuk kam kryer asgjë të jashtëligjshme dhe nuk jam pjesë e asnjë grupi kriminal”.
Në një qese plasmasi iu gjetën 113 mijë euro, rreth 290 mijë lekë të rinj dhe 80 paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Burimet bëjnë me dije se Altin Morina ishte pikasur pasi dyshohet se ka pasur kontakte me persona të botës së krimit.
Në vitin 2015, Altin Morina ka qenë pjesë e FNSH-së dhe pas një konflikti me një person tjetër, është arrestuar nga policia.