Ish-zv.kryeministri, aktualisht deputet i PS-së Arben Ahmetaj ankimon vendimin për kontrollin e banesave të ish-gruas dhe partneres së tij.
Ahmetaj kërkon nga Apeli i GJKKO shpalljen të pakushtetueshëm dhe të paligjshëm të vendimit të Gjykatës së Posaçme të shkallës së parë.
Në ankimimin thuhet se shtëpia e bashkëjetueses së deputetit Ahmetaj, Erjola Hoxha është dhe banesë e tij, përderisa jeton aty.
Më 9 mars, Byroja Kombëtare e Hetimit ka kryer kontrolle në shtëpinë e ish- gruas dhe partneres aktuale të Ahmetajt.