Ish-kryeministri Sali Berisha, në një komunikim për mediat ka dhënë detaje lidhur me koalicionin, duke thënë se do të dalin në koalicion me PL, PBDNJ dhe PDK.

Gjithashtu gjatë deklaratës së tij, Berisha u shpreh pozitiv, duke thënë se koalicionin mund ta quajnë ndryshe edhe fitimtar. Ndër të tjera ai nuk i ka kursyer edhe kritikat ndaj kryeministrit Edi Rama duke thënë se është i tmerruar.

“Do të dalim në koalicion me PL, PBDNJ dhe PDK. Do të jenë në përputhje me ligjin. Koalicioni do të përfshijë të gjithë spektrin e djathtë. Koalicioni i gjerë fare do të jetë me shumë parti që zotohen të mbështetin kandidatët. Ka një ligj që merret përbazë rekordi elektoral. Mund ta quani koalicion “Fitimtar”, ashtu do të dalim, shihni Ramën, fytyrën skëterrë e ka”, tha ai.