I ati i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, Bashkim Tahiri, është ndarë nga jeta. Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në faqen e Instagram-it të Saimir Tahirit, ku është publikuar një letër që ish-ministri e ka shkruar nga burgu.
Kujtojmë se ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ndodhet në burg ku vuan dënimin me 3.4 vite heqje lirie.
Letra e plotë e Tahirit:
O ba, si nuk më prite?
Me sa nxitim e more këtë rrugën e fundit dreqin.
Të ndritë shpirti atje lart!
Mua më bëre dhuratën më të madhe ndonjëherë, më bëre burrë.
Dhe rri i qetë andej, mos u mërzit më. Qesh e gëzohu siç bëje këtu me ne.
Sa herë bëhesha gati, po nuk ta thoja dot se më vinte zor, por ja po ta them tani që nuk më dëgjon më:
Të dua shume Ba!
Të duam të gjithë shumë shoku Bashkim.
Përgjithmonë!