Anastasios Dougas, avokati i familjes së 19-vjeçares, Artemis Vasilis e cili u zhduk në 16 tetor, pritet të paraqesë një padi për zhvatje dhe mashtrim në ditët në vijim. E gjitha ka nisur pas telefonatave dhe mesazheve që iu dërguan vëllait të saj me celular ku edhe i kërkonin 5 mijë euro në mënyrë që të lironin vajzën. 

“Ai mori disa mesazhe me tekst në celularin e tij, ku i thuhej që nëse do të paguante një shumë dhe konkretisht 5,000 euro, atëherë motra e tij do të kthehej në shtëpi. Sigurisht, që nga momenti i parë mesazhet iu dhanë Prokurorisë së Krimit Kibernetik për hetime të mëtejshme. Pastaj i kërkuam dërguesit të panjohur të mesazhit që të na jepte një send (provë) qe e kishte vajzën, por ai u zhduk,”- tha Anastasios Dougas.

Sipas babait të Artemis, vajza e tij ditën që kishte dalë nga shtëpia për të dhënë një intervistë pune. Artemis nuk shkoi kurrë në Jumbo, dhe nuk dihet se ku ka përfunduar e reja, që sipas familjarëve doli me vetëm 40 euro në xhep.

Sipas familjes së saj, Artemis kishte takuar një 24-vjeçar që kishte njohur përmes Facebook, por vetë djali nuk ka pranuar të ketë pasur lidhje me zhdukjen e saj.