Kryeministri Edi Rama është tërhequr nga nisma për “pasaportat e arta”. Deklarata u bë nga përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i cili në një konferencë të përbashkët me kreun e qeverisë shqiptare u shpreh se kjo skeme nuk do ndiqet me.
“Ne patëm mundësinë të mirëpresim deklaratën e kryeministrit që skema e pasaportave të arta nuk do të ndiqet më tej”.
Në fjalën e tij, Borrell tha gjithashtu se me prezencën e tij sot në Tiranë japin mesazhin se BE është e angazhuar për rrugëtimin e Shqipërisë drejt familjes evropiane.
“Sot jemi në Tiranë për ti treguar popullit shqiptar se Shqipëria është më pranë BE. Me këtë duam të japim një sinjal politik për angazhimin e BE drejt rrugëtimit të BE.
Përmes këtyre takimeve marrim në konsideratë përgatitet për në BE. Shqyrtojmë çfarë është bërë, dhe çfarë kemi punë përpara nesh.
Mesazhi kryesor është angazhimi jonë i patundur për integrimin e Shqipërisë në BE. Ne presim drejtimin e Shqipërisë drejt BE. Ne po punojmë në të gjitha linjat”, tha Borrell.