Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi, ka thënë sot në në gjysmën e dytë të këtij viti pritet të ketë zhvillime të mëdha sa i takon integrimit europian të vendit.
Ndërkohë gjatë konferencës me Ramën dhe Borrell, ai shtoi edhe BE ka detyrime ndaj Shqipërisë.
Varhelyi: Pamë atë cka përmbushëm vitin e kaluar, ka qenë një vit i sukseshëm për Shqipërinë. Nisëm konferencën e parë ndërqeveritare.
Ramë dakort vitin e kaluar se nuk u humb kohë, reformat ecën me ritëm, KE ka kërkuar më shumë përshpejtim të reformave. Ramë dakord se nëse gjithcka shkon mirë, ky vit mund të jetë edhe më i suksseshmë. Se të dyja palët përfitojnë nga progresi i bërë nga shqipëria.
Ja pse mendoj se është tejet e rëndësishëm që të zhvillojmë takimet që nuk duhet të flasim vetëm për ata cfarë duhet bërë. Progresi në vend është shumë i mirë, reformat e sundimit të ligjit, reforma në drejtësi, po jep rezultate, do shkohim edhe në luftën kundër korrupsionit. Inkurajojmë që Shqipëria të vazhdoj në këtë drejtim.
Nuk është vetëm Shqipëria që të japo rezultate, por edhe ne kemi detyrime.
Kryeministri përmendi hendekun e madh sa i takon zhvillimit ekonomik, social. Vitin e kaluar pamë që shifrat ishin të mira, Dhame 1.8 mln euro grante për zbatimin e 40 projekteve në Ballkan. Ne duam lidhje tregtare, na duhet më shumë energji për Ballkanin Perëndimor.
Deri më tani kemi arritur të ofrojmë grante e hua më shumë se gjysmë mld euro në 3 vitet e fundit. Nëse do kthehesha pas me kujtohet dita e parë ne detyre, me kujtohet sa të hidheruar ishim me kryeministrin dhe jam i lumtur të shoh që Shqipëria i ka tejkaluar këto pengesa. BE ka qenë gjithmonë krah Shqipërisë, sepse energjia është kriza e re.
Do të nis rajoni të rritet me shpejt, sepse ka një potencial të jashtëzakonshëm. Shohim që qeveria po punon pa rreshtur. Kryeministri përmendi një element nga bagazhi me të cilin kam ardhur.Unë nuk para komentoj. Jam i lumtur që kemi arritur te gjejmë financime per Kolegjin e Europës në Tiranë. Është një sinjal që anëtaresimi është afër dhe kjo është arsyeja pse jam krenar të deklarojë se do të jemi në gjendje të nisim procesin e pranimeve që në shtator të këtj viti. Kemi nevojë për një ndëertese të bukur. Në gjysmën e dytë të këtij viti pritet te këtë zhvillime të rëndësishmë për Shqipërinë.