Policia Kufitare në Kakavijë ka arrestuar një shqiptar, i cili ishte shpallur në kërkim. Mësohet se shqiptari, identiteti i të cilit nuk është publikuar ende, ka tentuar që të hyjë në tokën greke.

Policia greke ka lajmëruar se shqiptari ishte dënuar 20 vjet burg në Zvicër për trafik të lëndëve narkotike.