Ish-kryeministri Sali Berisha ndërsa ka prezantuar kandidatin për Bashkinë e Lushnjës, Eduart Sharka, ka folur dhe për arrestimin e kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla, i cili akuzohet për korrupsion dhe abuzim me tenderat publikë.

Në fjalën e tij Berisha e cilësoi Allën si “narkomanin” e Bulqizës, ndërsa theksoi se e futën në burg pasi nuk donte të largohej dhe kishte ndërmend të kandidonte prapë.

Arrestuan për një tender 2 milion euro narkomanin e Bulqizës, e arrestuan se nuk pranoi të largohej, donte të kandidonte patjetër dhe ia mbanin dosjen. Ja ku e keni, kryebashkiakun e Fierit, i cili tokën bujqësore e shpall truall për të vjedhur, burgosen vartësit dhe jo kryesori”, deklaroi Berisha.