Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu thotë se do të mbështetet financiarisht rimbursimi 100% i paketës bazë për trajtimin e Covid-19 në banesë.

Përmes një postimi në Facebook, Manastirliu bën me dije se qeveria shqiptare do ka vënë në dispozicion 1.2 miliard lekë për 2 skema të mjekimit falas në familje.

“Rimbursim 100% i paketës bazë për trajtimin ambulator në banesë, sipas protokolleve të miratuara nga komiteti teknik i ekspertëve”, shkruan ajo.