Gjatë mbledhjes së ditës së sotme me mediat, Berisha u ndal për të folur për koalicionin me Ilir Metën dhe partitë e tjera ku u shpreh se fokusi i fushatës së tyre do të jetë mbështetja e kandidatëve lokal dhe problematikave të qytetarëve.

Berisha: Fushata lokale dhe koalicioni me Ilir Metën do të mbështesë kandidatët në të katërta anët, githë kandidatët duan të bashkëpunojnë me Sali Berishën. Kemi të bëjmë me një betejë për përmbysjen e këtij regjimi. Nuk ka asnjë kandidat që nuk do, këto janë të gjitha shpike, kandidatët presin më padurim mbëshetjen e Sali Berishës. Modeli për fushatën lokale dhe turet nëpër qytete nuk përbëjnë detyrat e  mia, si rregull përbën vetëm Tiranën. Kandidatët e Partisë Demokratike do merren me qyetatët, kohën e tyre do e përdorin për të shpjeguar programin politik tek ta. Fushata e kryetarit të bashkisë ka si target të merret me problatikat qytetare.

Berisha ka folur për emërimin e Alibejt si kryetar të Partisë Demokratike.

Berisha: Të shpallësh kryetar atë që nuk është kryetar, do të thotë të pranosh rregullat Edi Ramës. Të pretendosh se Alibej është kryetar është absurde, ai nuk është votuar në asnje forum të partisë. Kjo do të thotë të kthehësh tek opozita e emeruar. Nuk ka asnjë vendim gjykate që njeh Alibeajn si kryetar partie. Kërkohet vendim gjykate për partinë demokratike, për Alibeajn nuk ka asnjë vendim. Ai është vegël e Edi Ramës dhe ky është problemi i tij. Basha dhe Alieaj  janë pengje të Edi Ramës, ai i përdor ata si vegla të tyre.

Lidhur me financimet gjatë fushatës politike, Berisha u shpreh se në arkën e partsië kanë bërritur vetëm 25 mijë euro nga dhurimet e kandidatëve dhe nuk ka asnjë transfertë të dyshimtë.

Berisha: Në arkën e partisë demokratike ka 25,000 euro që janë dërguar nga nënpunësit dhe kandidatët tanë. Nuk ka asnjë financim tjetër. Të tjerët kanë financime ruse dhe të dyshimta. A i kanë respektuar ligjet e transfertës së parave, a janë të pastërta paratë e tyre, a janë legale? Këto duhet të hetohen nga institucionet përkatëse. Ata që kanë shkruar raportin e dinë më mirë.