Ish-kryeministri Sali Berisha, zhvilloi sot një komunikim për mediat lidhur me zgjedhjet e 14 majit, aferën McGonigal duke u ndalur edhe te kandidatët.
Por nuk kanë munguar edhe pyetje pikante, jashtë sferës politike. Berisha është pyetur lidhur me finalen e Big Brother Vip Kosova, për këngëtarin Arkimed Lushaj i njohur edhe ndryshe si Stresi, se cili është mendimi i tij.
Duke qenë se si në Kosovë nga Stresi ashtu edhe në Big Brother Vip Albania, emri i Berishës është i pëlqyer nga personazhi tjetër, Luiz Ejlli.
Ish-kryeministri u shpreh se kjo është një fushë që nuk i përket atij, por theksoi se si në Kosovë ashtu edhe në Big Brother Vip Albania, të dy personazhet kanë bërë emër me talentin e tij.
Pyetje: Ju jeni aktiv edhe në Tik-Tok ku emri juaj adhurohet nga dy personazhe në dy Reality Show. Sot që është finalja në Kosovë keni një urim për Stresin?
Berisha: E kam thënë se nuk ndërhyj në atë pjesë që nuk është e imja. Natyrisht ata të cilët kanë arritur në këtë shkallë pëlqyeshmërie e kanë arritur falë dhuntive artistike, këngëtar showmen dhe do të jetë publiku që do t’i vlerësojë, por unë i mbetem asaj fjale. Secili ka diellin e tij si politikan, nuk ia lejoj të ndërhyj.