Sinoptikanët thonë se kjo fundjavë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët e me vranësira të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore.
Era do të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi 1-7m/sek, duke bërë që valëzimi në detet Adriatik dhe Jon të jetë i forcës 1-2 ballë.